RRITU PA KUFI
Zgjidhje kreative dhe digjitale për biznesin tuaj.
Përjetoni kënaqësinë e të bërit biznes me një ekip shumë të talentuar dhe profesional!
Design
Marketing
Kontent
Web & Apps
inspirohu
Social Media & Business
Ekipi ynë i ekspertëve është i gatshëm që t`ju ndihmojë në rritjen dhe marketingun e biznesit në të gjitha platformat digjitale!
AirBnB
Shopify
X(Twiter)
TripAdv..
Android
Snapchat
Booking
IOS
Tiktok
Wordpress
Snapchat
Shopify
Android
Booking
Ios
Tik Tok
AirBnb
TripAdvisor
X (Twitter)
Wordpres
guxo me andrru
VËMENDJE * VËMENDJE * VËMENDJE
Duke shfrytëzuar mundësitë që ofron bota digjitale, ne e bëjmë që kompania juaj të marrë vëmendjen e duhur!
Oferta Promocionale
Te Shoki Digital, ofertat më të mira në treg!
Pako Nisja
Pakoja është e përshtatshme për ata që dëshirojnë të fillojnë me pak.
- Krijimi i Faqeve në Facebook, Instagram & Google.
- Logo (Një Ikonë që e përfaqëson biznesin tuaj me një font pa pagesë.
- Përshkrimi i biznesit
- Dizajnimi i Cover në Facebook & Google
- Dizajnimi i 3-5 posteve
- Sponsorizimi (1 kampanjë)
Duke Filluar
100€+
Pako Komplet
Pakoja është e përshtatshme biznese që dëshirojnë të krijojnë një prezencë të besueshme dhe stabile në rrjete sociale duke e prezantuar çdo detaj të biznesit apo shërbimit që ofroni në mënyrë profesionale!
- Premium Website (Domain, Cloud Hosting & Email të personalizuar / 1 vit falas)
- Video prezantuese me dron & kamerë.
- Një fotosesion 8-12 produkte
- Ribrendimi i Rrjeteve Sociale (Dizajni i Facebook Cover, Instagram Highlights, regjistrim në Google Bussines dhe rregullim të llogarive në rrjete sociale që nuk jeni aktivë.
- Menaxhim të rrjeteve sociale 1 muaj (dDizajnimi, përshkrimi dhe postimi)
- Disa kampanja të marketingut
Duke Filluar
1000€+
Pako Full-Extra
Pakoja është e përshtatshme për biznese që dëshirojnë të kenë paraqitje ekskluzive me super kontent për disa muaj në të gjitha platformat digjitale dhe krijimi e një lidhës afatgjate me klientë me aplikacione mobile në Android dhe IOS.
- Ribrendimi i Logos (Nëse është e nevojshme)
- Ribrendimi i të gjitha rrjeteve sociale
- Dizajnimi i Cover të Facebook
- Dizajnimi i Posteve
- Dizajnimi i Story-ve
- Dizajnimi i Hightlights për Instagram
- Menaxhimi i rrjeteve sociale disa muaj
- Fotografimi i kompanisë Tuaja
- Fotografimi i disa produkteve
- Fotografimi i Stafit
- Video prezantuese të biznesit me lexim
- Disa video (Reels) ose Video animacione të shkurtra
- Një melodi origjinale që i përshtatet biznesit tuaj
- E-commerce Web (Responsive)
- Android Aplikacion
- IOS Aplikacion
Duke Filluar
10.000€+
puno fort
Procesi i Punës
Planifikimi i detajuar është njëri ndër elementet kryesore të suksesit!
01
Auditimi i Biznesit tuaj
Fillimisht e analizojmë biznesin tuaj, për të parë mungesat dhe pikat e forta në të cilat duhet të fokusohemi.
02
Hulumtimi i Konkurrencës
Hulumtimi bëhet me qëllim që biznesi juaj të ketë prezencë më të besueshme dhe paraqitje më të mirë vizuale se sa konkurrentë!
03
Konkludimet dhe Strategjia
Pas analizës së të gjitha të dhënave, nxjerrim konkludime se çka duhet të bëjmë për të përmirësuar imazhin e kompanisë suaj në publik. Përgatitja e strategjisë së marketingut është esenciale për të pasur sukses. Çka përfaqëson brendi juaj, cilat janë objektivat që dëshironi të arrini, kush janë konsumatorët potencialë dhe si do të arrini t`i shisni produktin apo shërbimin tuaj, janë pyetjet që duhet t`i japim përgjigje gjatë hartimit të strategjisë së marketingut.
04
Projektpropozimi & Krijimi i kontentit
Bëjmë propozimet se cilat ngjyra do t`i përdorim, mesazhi që dëshirojmë ta transmetojmë dhe se si do ta transmetojmë, përzgjedhja e ngjyrës së zërit dhe pas aprovimit nga përfaqësuesi i autorizuar nga biznesi vazhdojmë me krijimin e kontentit. Krijimi i kontentit bëhet me pajisje të teknologjisë së fundit (kamera, dron dhe ndriçim për fotografi dhe ndriçim për video).
05
Krijimi i kampanjave në rrjetet sociale
Pas krijimit të kontentit apo siç njihen në botën e marketingut kreativat, fillon testimi i kreativave dhe testimi i audiencë në disa kampanja me buxhet të ulët në rrjete të ndryshme sociale dhe pasi të analizohen të dhënat përzgjidhen kreativat fituese dhe audienca fituese dhe krijohen kampanjat me buxhet më të lartë.
06
Monitorimi dhe ndërhyrja
Kampanjat e krijuara monitorohen se a po i japin rezultatet e dëshiruara dhe nëse është e nevojshme bëhen ndryshimet e nevojshme.
07
Prezantimi i rezultateve
Sipas marrëveshjes me klientin bëhet prezantimi i rezultateve
Nuk po filozofojmë ma shumë se veç bohet tepër, na kontakto e pimë ka ni kafe, ndash live ndash online e ja bojm diqysh si n’hesap!
PRANO OFERTAT I PARI
Abonohu në fletushkën online për të pranuar oferta më të reja!